Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 50%
  • Modern 19%
  • Pak nga të dyja 31%

Skandal në dioqezën e Këlnit, kompjuterët e Kishës u përdorën për të parë porno

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 18:49 | Bota
Skandal në dioqezën e Këlnit, kompjuterët e Kishës u

Një skandal ka përfshirë Kishën Katolike në rajonin e Këlnit në Gjermani, ku zyrtarë të lartë të klerit dhe punonjës të tjerë u përpoqën të shihnin faqe me materiale për të rritur nga kompjuterët e punës.

Mediat gjermane bëjnë me dije se mbi 1,000 përpjekje për të parë faqet me përmbajtje të lartë erotike u regjistruan brenda një muaji, teksa dioqeza kishte pajtuar disa ekspertë të IT për të rritur sigurinë.

Gazeta Kölner Stadt-Anzeiger shkruan se mes 15 personave të identifikuar që tentuan të hynë në faqet pornografike ishte dhe një anëtar i lartë i klerit.

Kryepeshkopi Rainer Maria Woelki e dënoi rëndë ngjarjen dhe urdhëroi një hetim për identifikimin e të gjithë personave përgjegjës.

Shikimi i pornografisë në kompjuterët e kryepeshkopatës është rreptësishtë i ndaluar, siç është qasja në materiale mbi drogën dhe dhunën.

Debat - nga Alba Alishani