
Gjigantët sportiv të “Nike” po përballen me një reklamë negative dhe me një ulje të mundshme të blerjeve.
Kjo pasi, në basketbollin e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara, Zajon Uilliamson, një basketbollist 18 vjeçar, pësoi një dëmtim serioz teksa atletja e tij u shkatërrua papritur vetëm pas një minute lojë.
“Ne jemi të shqetësuar, por jemi duke punuar për të gjetur problemin. I urojmë basketbollistit shërim të shpejtë”, u shpreh kompania e veshjeve “Nike” në një komunikim për mediat.
Ngjarja aspak e bukur u pa edhe nga ish-presidenti Obama, i cili ishte prezent në ndeshjen e basketbollit. (A2 Televizion)