
Pas operacionit në shpatullën e majtë, më 4 dhjetorin e kaluar, Mark Markez vazhdon punën për t'u rikthyer në formën më të mirë.
Lëndimi e ka shqetësuar në testin e parë në Sepang dhe për të qenë në 100 për qind, për startin e sezonit në MotoGP, Markez po punon në mënyrë krejt origjinale.
Kampioni i botës po rehabilitohet, duke kryer ushtrime të reja, në drejtimin e makinave go-kart. Rikuperim dhe argëtim, me këto metoda piloti i Hondës beson se do të jetë gati. (A2 Televizion)