Ndryshim tërësor, nga fillimi dhe deri në fund, me detaje që e bëjnë të ngjasojë me makinat kryesore të Formula 1.
Pamja e McLaren-t të ri nuk i zhgënjeu pritshmëritë gjatë prezantimit për Botërorin 2019. Ngjyra portokalli është e njëjtë me atë, të përdorur në konkurrimin e parë, në vitin 1966.
McLaren që do të drejtohet nga 24-vjeçari Carlos Sainz Jr. dhe 19-vjeçari anglez, George Russell, do të zbresë në pistë këtë të hënë, për testet e para. (A2 Televizion)