Festë dhe paradë, Boston pret kampionët

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 15:19 | Sporte të tjera

Patriots mundën në finale Los Angelos Rams 13-3 në edicionin e 53 të Super Bowl, që u zhvillua në Atlanta.

Fituesi i gjashtë unazave të futbollit amerikan, Tom Brady, trajneri me shumë finale Bill Belichick dhe MVP-ja i edicionit të 53-të, Julian Edellman së bashku me pjesën tjetër të skuadrës ngritën në qiell edhe përpara mbështetësve të tyre trofeun më të rëndësishëm të kontinentit amerikan.

Nën një temperaturë prej 16 gradë celsius, të konsideruar si të ngrohtë nga amerikanët, e kuqja, e bardha dhe ngjyra blu veshën Bostonin, ku mijëra fansa kanë shkuar deri në 6 orë më herët për të zënë vendet më të mira ku mund të përshëndetësh me kampionët.

Nëpërmjet një parade në sheshet qendrore, Patriots shëtitën titullin numër 6 nën prezencën e mijëra mbështetësve.

Paradat e titujve kampion janë bërë diçka e zakontë për Bostonin në shekullin e 21. Patriots me plot 6 tituj, Red Socks në baseball metriumfin 1 vit më parë duke fituar seritë botërore për të katër, Boston Bruins me fitoren e kampionatit kombëtar të hokejit në 2011 dhe sezoni i paharrueshëm i Boston Celtic në NBA, në vitin 2011 kanë ngritur lart emrin e Bostonit në dy dekadat e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos