Askush nuk mund të ndal James Harden në NBA. Ylli i Huston Rockets shënoi 44 pikë në fitoren përballë Phoenix Suns 118-110. Shifrat e 29-vjeçarit janë të jashtëzakonshme teksa Harden ka shënuar mbi 40 pikë në 20 ndeshje këtë sezon.
Në takimet e tjera surprizuese është humbja e San Antonio Spurs përballë Sacramento Kings po aq sa fitorja e fitorja e Detroit Pistons përballë vendit të dytë në konferencën e perëndimit, Denver, në shifrat 129-94. (A2 Televizion)