
Sërf-i, alpinizmi në salla të mbyllura dhe garat e ‘Skateboard’ janë sportet e reja të cilat do të bëhen pjesë e Lojërave Olimpike duke nisur nga Tokio 2020.
Megjithatë, risitë nuk ndalen pasi organizatorët e lojërave pasardhëse, Paris 2024, kërkojnë që në olimpiadat verore të njihen si sport edhe kërcimet ‘Breakdance’.
Gjithçka do të zyrtarizohet nga vendimi që do të marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili duhet të vendosë deri në fund të vitit 2020.
Më herët, bilardo, shahu dhe sporti i ‘Squash’, morën përgjigje negative për t’u bërë pjesë e Lojërave Olimpike. (A2 Televizion)