Zbulohet metoda e propagandës së Kinës në internet. Një rrjet i gjerë me mbi 350 llogari false në rrjete sociale po shpërndan narrativën pro vendit komunist dhe po përpiqet të diskreditojë ata që shihen si kundërshtarë të qeverisë.
Synimi është që të delegjitimohet Perëndimi dhe të rritet ndikimi dhe imazhi i Kinës jashtë vendit, sipas një raporti të Qendrës për Rezistencën e Informacionit. Studimi i lexuar nga BBC, zbuloi se rrjeti me profile false qarkullonte karikatura përqeshëse që përshkruanin manjatin kinez të internuar, Guo Wengui, një kritik i madh i qeverisë komuniste.
Gjithashtu, edhe figura të tjera kontroverse si virologia kineze Li Meng Yan dhe Steve Bannon, ish-strategu politik i Donald Trump.
Të gjithë këta individë akuzohen për përhapje të dezinformacioneve, përfshirë informacione false lidhur me Covid-19. Disa nga llogaritë në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube, përdorin fotografi false profilesh të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, ndërsa të tjerët u janë vjedhur përdoruesve të tjerë, pasi më përpara kanë publikuar në gjuhë të tjera.
Nuk ka lidhje konkrete që lidhin rrjetin me qeverinë e Kinës, por, sipas Qendrës për Rezistencën e Informacionit, i ngjan rrjeteve të mëhershme pro Kinës të eliminuara nga Twitter dhe Facebook.
Shumica e përmbajtjes fokusohej në njollosjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në çështje delikate si ligjet për armët dhe politikat racore. (A2 Televizion)