Djegia e mandateve nga opozita, reagon Berlini zyrtar: Opozita gaboi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 09:46 | Aktualitet
Djegia e mandateve nga opozita, reagon Berlini zyrtar: Opozita gaboi

Platforma e duhur për zgjidhjet e konflikteve politike është Parlamenti. Ky është qëndrimi i Berlinit zyrtar lidhur me vendimin e opozitës zyrtare për djegien e mandate.

Në një prononcim për DW, Ministria e Jashtme Gjermane thotë se opozita ka gabuar. "Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur vendi është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit", thuhet në deklaratë.

Më herët, për krizën politike foli edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein. Ai tha se protestat duhet të mbeten paqësore e të mos e zëvendësojnë punën në parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos