Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 13:44 | Aktualitet

Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik në

Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku ujërat e zeza derdhen direkt në det, pranë Kavalishencës së Ushtrisë.

Sipas gazetares së A2CNN Eltjona Doko, kanali që shkarkon ujërat e ndotura ndodhet ngjitur me një segment bregdetar të përcaktuar si plazh publik, duke ngritur shqetësime për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun për shëndetin e pushuesve gjatë sezonit turistik.

Burime pranë institucioneve përkatëse kanë bërë të ditur se ndotja vjen kryesisht nga fshatrat Manskuri dhe Arapaj, të cilat ende nuk disponojnë një sistem funksional kanalizimesh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos