Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë sërish protagonist në Turqi teksa mbrëmjen e të premtes shënoi ndaj Antaliaspor në transfertë.
Bomberi nga Kavaja realizoi nga penalltia në minutën e 60-të për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.
Festa zgjati pak, pasi vendasit barazuan dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë me njëra-tjetren. Një javë më parë, sulmuesi shqiptar shënoi në barazimin 1-1 ndaj Istambulspor, ndërsa në dy jave ka shënuar në total dy gola. (A2 Televizion)