Endri Çekiçi firmos në Superligën turke

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 16:53 | Futboll
Endri Çekiçi firmos në Superligën turke

Endri Çekiçi qëndron në Superligën e Turqisë. Pasi mbylli aventurën te Konyaspor, mesfushori me tipare ofensive i është bashkuar skuadrës së Pendikspor.

Bëhet fjalë për një prej ekipeve që u ngjitën në elitë në këtë sezon. Një klub ambicioz, i cili synon të qëndrojë gjatë mes më të mirëve dhe të kthehet në protagonist në futbollin turk.

Pasi mbylli bashkëpunimin me Konyaspor, Çekiçi firmosi kontratën që e lidh me Pendikspor për dy sezonet në vazhdim. Kuqeziu u bind nga projekti ambicioz i skuadrës nga Stambolli. Edhe pse do të luajnë për herë të parë në histori në Superligë, drejtimin e klubit e ka marrë një prej njerëzve më të pasur në Turqi.

Interes për Endri Çekiçin kishin shfaqur edhe skuadra të tjera turke, nga Samsunspor te Kasimpasa dhe Rizespor. Gjithashtu, mesfushori me tipare sulmuese kishte ofertë edhe nga Arabia Saudite. Megjithatë, ai ka zgjedhur të vazhdojë të sfidojë veten dhe të tregojë vlerat në elitën e futbollit turk.

A2 CNN Livestream

A2 Sport