Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 47%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Trajneri i Chelsea-t flet për Armando Brojën: Besojmë te sulmuesi shqiptar

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 18:05 | Futboll
Trajneri i Chelsea-t flet për Armando Brojën: Besojmë te sulmuesi

Chelsea do të luajë të dielën ndaj West Ham në ndeshjen e dytë të sezonit në Premier League dhe sërish Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar gjatë vitit të kaluar.

Disa klube nga Serie A, por edhe nga Premier League janë vënë në ndjekje të shqiptarit, por me deklaratën e fundit të trajnerit të bluve të Londrës duket se ka pak shanse që sulmuesi i Shqipërisë të largohet nga Chelsea.

“Ne po punojmë padyshim. Ne po shohim çdo lloj opsioni që mund të shfaqet në merkato. Por mendoj se njëkohësisht, ne duhet t’i hedhim një sy apo të dy mbi Armando Brojën. Ne nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund ta ndalim atë. Ne besojmë me të vërtetë te ai, e dimë se sa i rëndësishëm mund të bëhet për Chelsea-n”, tha trajneri Poçetino.

Ndërkohë, me sy e vesh nga Londra është edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili duket se ka ende një shpresë të vogël për të pasur gjigantin e sulmit në grupin e lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit. Në datë 7 në transfertë ndaj Çekisë dhe 3 ditë më vonë në Tiranë ndaj Polonisë.

Debat - nga Alba Alishani