Dyshohet për zjarrvënie, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Kukës

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 12:47 | Aktualitet
Dyshohet për zjarrvënie, përfshihet nga flakët fusha e

Prej me shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Kukësit.

Forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga punonjës të bashkisë dhe një zjarrfikësit e aeroportit, për orë të tëra janë përpjekur të mbajnë nën kontroll vatrën për të mos lejuar përhapjen në zonën e gjelbër, pasi për ta fikur është mjaft e vështirë.

Por ajo që ka vështirësuar më shumë punën e zjarrfikësve ishte fakti që disa qindra metra rrugë për të mbërritur te vatrat e zjarrit, kanë qenë të bllokuara nga mbetjet të cilat prej kohësh hidheshin në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës, kjo pengesë ka ndikuar në përhapjen e flakëve, ndërsa shprehet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, vatra e zjarrit rrezikon pjesën e masivit pyjor me dushk, pasi era dhe rritja e temperaturave i favorizon flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos