“E pamundur të jetosh me dinjitet”, pagesa e ndihmës ekonomike sa 1/3 e minimumit jetik të përllogaritur

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 14:18 | Ekonomi
“E pamundur të jetosh me dinjitet”, pagesa e ndihmës

Ndihma ekonomike që një familje në Shqipëri merr është sa një e treta e minimumit jetik. Pagesa mujore e dhënë këtë vit për një familje të varfër rezulton mesatarisht 5 mijë e 866 lekë, ndërsa vlera e përllogaritur që një individ duhet të ketë çdo muaj për të jetuar me dinjitet është 17 mijë e 875 lekë.

“Kështu që ata nuk mbajnë dot frymën gjallë. Ju më shumë se ne e shihni ku shkoni dhe intervistoni. Duhet përcaktuar një shumë e cila t’u lejojë atyre që të jetojnë me minimumin e minimumit”, tha Suzana Guxholli, eksperte për ekonominë.

Me gjithë se të dhënat tregojnë për rritje ekonomike e cila ka prodhuar një “superlek” që ka mundur gjithë valutat e tjera, Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe Botë që ende nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kërkon përcaktimin e një vlere minimale ku të mbështetet dhënia e ndihmës ekonomike, pensioneve apo pagesat e tjera të invaliditetit.”

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh në 4-mujorin e parë. Për po të njëjtën periudhë kohore, gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje.

https://a2news.com/2023/08/17/fasonerite-lajmerojne-shkurtime-euro-po-i-shkakton-deri-ne-8-mln-euro-humbje-cdo-muaj/
https://a2news.com/2023/08/18/euro-e-mbyll-javen-ne-rritje-valuta-europiane-ngrihet-mbi-nivelin-e-106-lekeve/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024