Ekzekutohen brenda një kafeneje dy të rinj shqiptarë në Shkup, plagoset edhe kamerieri

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 08:13 | Ballkani
Ekzekutohen brenda një kafeneje dy të rinj shqiptarë në

Dy të rinj shqiptarë janë ekzekutuar pas një "bastisje" gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët mbrëmë ishin të dy të ulur brenda një bar-kafeneje rreth orës 20:15.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur edhe kamerieri, i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Sipas informacioneve paraprake që bëhen me dije nga mediat, autorët (ende në arrati), janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontrolle në bar-kafene ku ishin dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar detaje të tjera rreth atentatit, si dhe është në kërkim të autorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024