Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Emiljano Vila largohet nga Teuta pas 4 sezonesh

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 17:04 | Futboll
Emiljano Vila largohet nga Teuta pas 4 sezonesh

Pas 4 sezonesh me Teutën, Emiljano Vila nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bregdetare. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi, njoftoi tifozët për mbylljen e bashkëpunimit.

Emiljano Vila mbajti dhe shiritin e kapitenit me Teutën ndërsa fitoi titullin kampion në sezonin 2020-2021, një Kupë të Shqipërisë dhe dy Superkupa.

E ardhmja e tij mbetet një mister. 35-vjeçari, që ka një karrierë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar, është në kërkim të një klubi të ri dhe ofertat nga skuadrat e Superligës nuk kanë munguar.

Debat - nga Alba Alishani