Këto mund të jenë orët e fundit të Osmane Dembélé me fanelën e Barcelonës. Paris Saint Germain është gati të paguajë klauzolën e lojtarit që mund të transferohet jashtë Spanjës, nëse francezët paguajnë 50 milionë euro në arkat e Barcelonës.
Klauzola dyfishohet nga 1 gushti për këtë arsye kampionët e Francës do të bëjnë çmos për të siguruar sulmuesin.
Problem mbetet akordi me futbollistin që nuk duket i bindur për t’u rikthyer në Francë. Dembele ka refuzuar të rinovojë kontratën me katalanasit dhe për këtë arsye largimi nga klubi spanjoll duket i sigurt. (A2 Televizion)