Falimentimi i bankave, Biden-amerikanëve: Paratë i keni të sigurta

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 18:42 | Bota
Falimentimi i bankave, Biden-amerikanëve: Paratë i keni të

Presidenti amerikan Joe Biden, iu drejtua pasditen e së hënës popullit amerikan për t’i komunikuar se sistemi bankar është i sigurt.

Në një dalje televizive, Biden deklaroi se amerikanët duhet të jenë të sigurt që sistemi bankar është i sigurt dhe se administrata e tij do të bëjë çdo gjë që nevojitet për t’u ardhur në ndihmë bankave.

“Depozitat në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank që falimentuan janë të siguruara,” tha Biden duke shtuar se qytetarët do të mund të kenë akses te paratë e tyre nga sot.

Presidenti amerikan bëri gjithashtu thirrje për një rregullim më të ashpër bankar.

https://a2news.com/2023/03/10/banka-silicon-valley-mbyllet-nga-rregullatoret-frike-edhe-ne-tregjet-europiane/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024