Festa e çmendur, tifozët gjermanë mbushin dy stadiume

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 11:03 | Futboll

Një atmosferë elektrizuese kanë krijuar tifozët e Frankfurt në stadiumin e tyre Deutsche Bank Park” pas fitimit të trofeut të Europa Ligës.

Jo të gjithë mbështetësit e klubit gjerman kishin mundësi për të shkuar në Sevilla për të ndjekur ekipin e zemrës, kështu që drejtuesit kishin ofruar “shtëpinë” si një arenë gjigante për të parë finalen.

Mbi 50 000 tifozë mbushën stadiumin duke festuar këtë sukses në një atmosferë të jashtëzakonshme që u bë virale në rrjet.

Frankfurti triumfoi pas 11 metërshave ndaj Rangers, ku një trofe europian u mungonte prej 42 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos