“Fijet” e paligjshme priten dhe në Durrës, hiqen 47 kamera nga rrugët

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 10:02 | Kronikë
“Fijet” e paligjshme priten dhe në Durrës, hiqen 47 kamera

Kamerat e paligjshme duket se paskan qenë të pranishme në të gjitha qytetet kryesore të vendit, në një hetim të policisë që dyshon se kryesisht përdoreshin nga grupet kriminale për të kontrolluar zonat.

Një tjetër operacion për heqjen e këtyre kamerave është zhvilluar dhe në qarkun e Durrësit, ku policia ka çmontuar 47 prej tyre të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, janë proceduar për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak.

Policia vijon hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi