Olivier Giroud u duk tepër i nxehur duke përplasur shishen e ujit në tokë pasi trajneri i Francës Didier Deschamps e zëvendësoi nga loja pa u mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Botës, në momentet kur Argjentina po fitonte 2-0.
Në minutën e 40, Deschamps nxori nga loja Giroud dhe Dembele, të cilët nuk kishin bërë asgjë deri në atë moment, madje Dembele kishte shkaktuar edhe penalltinë që i dha epërsinë fillestare Argjentinës.
Në vend të tyre u futën Randal Kolo Muani dhe Marcus Thuram. Edhe pse Franca arriti të barazonte dy herë rezultatin, në fund humbi me penallti finalen. (A2 Televizion)