Fluks në urgjencën e Elbasanit! 150 raste në ditë nga virozat dhe pickimet nga insektet

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 16:49 | Sociale
Fluks në urgjencën e Elbasanit! 150 raste në ditë nga

Dy javëshi i parë i muajit gusht ka shtuar së tepërmi vizitat dhe kërkesat për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit.

Përveç virozave të stinës, një numër i shtuar pacientësh kanë kërkuar ndihmën mjekësore edhe nga pickimet si dhe alergjitë që shkaktohen nga insektet e ndryshme, duke regjistruar edhe rastet më të vështira për trajtim.

Shefi i Urgjencës së spitalit rajonal të Elbasanit, apelon që për shkak të fluksit të lartë dhe në rritje, në rastet kur simptomat nuk janë shumë të rënda me virozat e stinës, qytetarët mund t’i drejtohen edhe mjekut të familjes, në mënyrë që të mos dynden të gjithë në Urgjencë, kur një pjesë mund të trajtohen edhe në mënyrë ambulatore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu