
Rreth 42 mijë e 500 çeqe janë dhënë nga qeveria për bebet e lindura në 2022 ndërkohë që sipas Institutit të Statistikave vetëm 24 mijë e 700 kanë lindur në Shqipëri.
Bonusi i bebes, një iniciativë nxitëse për të rritur numrin e lindjeve në vendin tonë është përfituar në masë edhe nga nënat emigrante, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë u është shpërndarë rreth 18 mijë shqiptarëve të lindur jashtë vendit.Rreth 42 mijë e 500 çeqe janë dhënë nga qeveria për bebet e lindura në 2022 ndërkohë që sipas Institutit të Statistikave vetëm 24 mijë e 700 kanë lindur në Shqipëri.
Bonusi i bebes, një iniciativë nxitëse për të rritur numrin e lindjeve në vendin tonë është përfituar në masë edhe nga nënat emigrante, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë u është shpërndarë rreth 18 mijë shqiptarëve të lindur jashtë vendit.
Për sociologët ky tregues duhet shoqëruar edhe me politika të tjera të duhura sociale për çiftet e reja, për të arritur synimin e nismës së marrë nga qeveria.
“Kërkohet një strategji prej vërteti e cila të ketë kësaj radhe të ketë komponentët të përmirësimit të shërbimeve sociale dhe mbi të gjitha të rrjetit të shërbimeve të nënës, se në fund të fundit ata që do sjellin fëmijë janë çiftet e reja dhe ata kërkojnë që të ketë garanci më të mëdha, strehim më të siguruar, kushte pune më të mira çerdhe kopshte me cilësi më të lartë, sistem arsimor më të mirë”, thotw sociologu Tushe.
Në publikimin e treguesve demografikë INSTAT raportoi për një rënie të ndjeshme të lindshmërisë në shumë qarqe të vendit. “E vërteta është që shoqëria shqiptare po plaket, e vërteta është se kjo shoqëri në 30 vjet ka pësuar ndryshime demografike që kanë të bëjnë me rënien e lindjeve, pakësimi e popullsisë zgjerimin e emigracionit që ka prishur balancat midis popullsisë së re dhe popullsisë së vjetër”, thekson Tushe.
Nga kjo nismë e bonusit të bebes e ndërmarrë nga qeveria si politikë nxitëse në vitin 2019 përfitojnë ndjeshëm dhe emigrantët. Bonusi i bebes për 4 mujorin e parë të 2023 është shpërndarë për 12 mijë e 123 bebe të lindura, ndërkohë që INSTAT për 3 mujorin e parë të vitit raporton për 5164 lindje në vend. Çka do të thotë se një pjesë e mirë tërhiqet nga emigrantët.
Në maj qeveria nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik njoftoi se nga kjo nismë nuk do të përfitojnë më prindërit shqiptar që nuk janë rezident në Shqipëri, por duhet të jepet vetëm për ata që janë rezident. (A2 Televizion)