Fondi për bastet online, Malaj: Pse duhet të vendosë zv/kryeministrja si do të ndahen projektet

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 22:30 | Aktualitet

Projektligji i qeverisë për rikthimin e basteve online ka pësuar ndryshime gjatë diskutimeve dhe debateve në komisionet parlamenatare këtë javë. Një ndër pikat që nxiti shumë diskutime qw në projektligjin e pare, ishte ajo e tatimit të lojtarëve me 15%. Por tashmë me propozimin e ri kjo taksë do të jetë zero. Për organizatorët e lojërave online taksa mbetet 15% e fitimit dhe jo 25 siç propozoi qeveria. Por, krahas detyrimit ligjor, ata do të paguajnë dhe 15% të qarkullimit në fondin e posaçëm, dedikuar projekteve në sport dhe arsim. Një tjetër ndryshim është ai i ‘kompensimit’ të lojtarëve nga shteti kur organizatorët nuk shpërblejnë fituesit. Procesi i licencimit dhe publiciteti po ashtu kanë sjellë debate ne komisionet parlamentare. Për këtë flasim sot në Debat me Arben Malaj, Ish-Ministër i Financave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos