Gjermania mori një goditje të rëndë në ndeshjen e parë të Botërorit të Katari ku u mund 2-1 nga Japonia.
Edhe pse ishin duke udhëhequr 1-0, gjermanët gabuan në fund, duke pësuar dy gola të shpejtë nga Japonia që besoi deri në fund se mund të merrte maksimumin nga ky takim. Por veç aftësive të Japonisë, golat erdhën edhe si pasojë e gabimeve fatale të mbrojtjes gjermane.
Drejtori teknik i Tiranës, Tefik Osmani, analizoi në “murin magjik” në A2 CNN golin e dytë të Japonisë, i cili vulosi humbjen e Gjermanisë. Ai u shpreh se gabimi i mbrojtjes gjermane është amatoresk. (A2 Televizion)