Gara për Tiranën, Belind Këlliçi nis turin e komunikimit: Jam këtu të dëgjoj

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 19:05 | Politikë
Gara për Tiranën, Belind Këlliçi nis turin e komunikimit:

Kandidati demokrat për drejtimin e bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar takimin me të rinjtë në Tiranë. Nxënës dhe studentë kanë shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e tyre për tranportin publik, mungesën e hapësirave të përbashkëta brenda lagjeve, për kartën  jofunksionale të studentit, sipas tyre si dhe për çështje të tjera.

Turi i takimeve "Jam këtu t`ju dëgjoj" ka për qëllim sipas Këlliçit të identifikojë problematikat e ndryshme në Tiranë si dhe të krijojë ide të reja për programin elektoral të kandidatit demokrat.  Ky lloj turi sipas Belind Këlliçit u jep mundësi qytetarëve të jenë ata burimi i informacionit dhe vlerësimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos