Gjermania do të legalizojë kanabisin

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 13:01 | Bota
Gjermania do të legalizojë kanabisin

Gjermania po planifikon që të legalizojë kanabisin në doza të vogla dhe të rriturit do të lejohen që të mbajnë deri në 30 gramë.

Para se të miratohet plani, qeveria do të sigurohet që gjithçka është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

Legalizimi i kontrolluar i kanabisit ka qenë një nga qëllimet e qeverisë së Kancelarit Olaf Scholz, që pretendon se plani do të garantojë kontrollin e cilësisë dhe do të mbrojë të rinjtë. Më pas, “ndikimet sociale” të këtij legalizimi do të analizohen pas 4 vitesh.

Planet e tjera liberalizuese të Gjermanisë përfshijnë heqjen nga Kodi Penal të pezullimit të doktorëve që “reklamojnë” shërbime aborti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024