Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Vendimi është dhënë në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, në një seancë, e cila nisi në mesditë, por më pas vendimi u shty për shkak të kërkesës së mbrojtjes që të njihej me dosjen. (A2 Televizion)