Goditi me shuplakë dy volejbolliste, Federata “bën shembull” trajnerin Romeo Xega

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 15:30 | Sporte të tjera

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit ka dhënë dënimin ekstrem për trajnerin e Korça Volley, Romeo Xega, i cili goditi me shuplakë dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon.

Në vendim theksohet se Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit i ka hequr licencën dhe e ka përjashtuar përgjithmonë për të ushtruar, drejtuar dhe trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/04/dhune-ne-volej-u-18-mes-korces-e-dinamos-trajneri-godet-me-shuplake-lojtaren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos