Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, prezantohen projektet për stadiumin “Niko Dovana”

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 10:58 | Sporte të tjera

Ditën e sotme është bërë prezantimi i 3 projekteve finaliste për stadiumin e ri të Durrësit “Niko Dovana”. Në garë janë 3 studio të arkitekturës bashkëkohore, 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Në prezantimin përballë kryeministrit Edi Rama, kryetares së Bashkisë, Emiriana Sako, kreut të FSHF-së, Armand Duka, si edhe të një jurie ndërkombëtare, përfaqësuesit e studiove kanë treguar pikat kryesore të projekteve. Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, këto kanë qenë thelbi i çdo prezantimi.

Përfaqësuesi i 51N4E nga Belgjika tha se ky projekt nuk duhet të jetë i ndarë nga pjesa tjetër, por do duhet që të integrohet me qytetin.

“Nuk duhet të jetë një projekt i madh që të parandalojë jetën në atë qytet, por të jetë pjesë e qytetit dhe jo një kapërcim shumë i madh mes asaj që ndodh atje. Përreth stadiumit ka 3 shkolla dhe ne do e përfshijmë këtë në projekt dhe së bashku me stadiumin do e kthejmë në park të stërvitjes”, tha  ai.

I dyti në radhë për prezantimin ishte Bjarke Ingels Group, në të cilën thelbi i projektit të tyre ishte një stadium, jo vetëm për futbollistët, por edhe i dobishëm për qytetarët.

“Tipik stadium duke i dhënë një shkallë njerëzore, të jetë i dobishëm për qytetarët, por edhe futbollistët. Me kapacitet për 10 mijë njerëz”, deklaruan përfaqësues të kësaj studiojeje.

E fundit, ishte MVRDV nga Holanda.

“Duam të ndërtojmë një qytet sporti në një të ardhme, jo vetëm për qytetin, por në aspekt të përgjithshëm. Duam të arrijmë zhvillimin e një lagjeje të re. Një qendër e re, me disa programe jo vetëm për aktivitete futbollistike, por për ta bërë atë 24 orë të ditës të përdorur”, përfundoi prezantimi.

Ndërkohë, pak ditë më parë u shpall fituesi për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Fitues u shpall projekti i studios daneze CEBRA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/04/marreveshja-me-city-n-rama-do-krijojme-ekipin-durres-city-prodhojme-talente-per-te-gjitha-klubet/
https://a2news.com/2023/05/02/ja-si-do-te-duket-stadiumi-i-ri-i-korces-shpallet-projekti-fitues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos