Mbi 50 raste në ditë, temperaturat e larta shtojnë vizitat në urgjencën e Gjirokastrës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
16 Korrik 2026, 11:07 | Aktualitet

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar ndjeshëm vizitat në urgjencën e spitalit rajonal të Gjirokastrës. Këtë fakt e pranon për A2 CNN shefja e këtij reparti, e cila tregon komplikacionet dhe numrin e vizitave në ditë.

Sipas mjekes nuk mungon as rastet e rënda apo edhe fatalitet, ndonëse në numër të vogël krahasuar me numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Shmangia e ekspozimit në oraret kur rrezatimi diellor është më i fortë, shmangia e pijeve alkoolike, apo energjike nën ndikimin e temperaturave të larta  si dhe hidratimi i duhur janë këshillat e mjekëve për të përballuar ditët e nxehta.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos