Haradinaj shkarkon zëvendësministrin e akuzuar për korrupsion

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 15:37 | Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i cili vjen nga radhët e vetë partisë së tij, AAK. Ai është lënë në burg për një muaj nga gjykata pasi akuzohet për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre. Përveç tij, policia arrestoi edhe dy persona të tjerë ndaj të cilëve rëndojnë të njëjtat akuza.

Haradinaj shkroi në rrjetet sociale se shkarkimi i zëvendësministrit u bë për t’i dhënë hapësirë organeve kompetente që ta gjykojnë çështjen në mënyrë të paanshme. Ai i inkurajoi ato që të vazhdojnë në këtë rrugë, për të hetuar çdo zyrtar të korruptuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos