Helidon Bendo në krye të SHISH, profili i tij

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 08:47 | Aktualitet

Merr fund pritja e mazhorancës për emrin e drejtuesit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Disa orë përpara se të nisej për në Kalabri për një vizitë zyrtare, kreu i shtetit Ilir Meta, njoftoi se kishte hedhur firmën për dekretin e kandidaturës së Helidon Bendos, që prej një viti, priste miratimin e Presidentit.

Bendo u propozua nga socialistët për këtë institucion, pasi ish-drejtori Visho Ajazi dha dorëheqjen. Mandati i kreut të Shërbimit Informativ, është i pakufizuar në kohë. Sipas ligjit, ai e lë detyrën vetëm me dëshirën e tij ose shkarkohet me konsensus nga Kryeministri dhe Presidenti.

Kush ështënjeriu që pritet të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të sigurisëkombëtare?

Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror prej gati 18 muajsh deri në momentin që kryeministri Rama e ka propozuar për të qenë në krye të shërbimit duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti. Presidenti i asaj kohe, Bujari Nishani, dekretoi emërimin e Helidon Bendos si numri dy i SHISH pa krijuar polemika duke dhënë të kuptohet se ishte një figurë e pranuar nga të gjithë.

Para prillit të vitit 2016, Helidon Bendo, ka ushtruar prej 7 vitesh detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH. Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe ka bërë gjithashtu një master për sigurinë në Georgetown University në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Bendo ka qenë gjithashtu emigrant në Greqi për një periudhë të shkurtër gjatë viteve 1991, 1992 dhe 1993. Helidon Bendo rezulton të ketë kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë. Në web- sitin e Shërbimit Informativ Shtetëror thuhet se zotit Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij. Ai ka qenë disa herë gjatë vitit të kaluar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku ka raportuar sigurisht për kërkesat që kanë lidhje me buxhetin e këtij institucioni si dhe gjatë një seance ku u kërkua financimi i një pajisje për të përgjuar “Facebook”, “Whatsapp” dhe “Viber”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos