Në Holandë është lëshuar pasaporta e parë në vend ku nuk është specifikuar gjinia e personit. Në vendin ku duhet të shënohej “M” për mashkull ose “V” për femër, autoritet kanë shkruar “X”.
Mbajtës i kësaj pasaporte është Leonne Zeegers, 57 vjeç. i lindur mashkull, Leonne nisi shndërrimin në femër në vitin 2001 por tani e identifikon veten si gjini asnjanëse. Dhe pasi çështja përfundoi në gjykatë, kjo e fundit vendosi se identifikimi i gjinisë përbënte shkelje të jetës private, vetëvendosjes dhe autonomisë personale të Leonne.
Megjithatë, vendimi nuk është detyrues dhe jo çdo individ mund të fitojë të drejtën për të përdorur “X”, por klasifikimi do të bëhet duke analizuar çdo rast të veçantë.
Mes shteteve të tjera në botë që njohin gjininë asnjanëse përfshihen Argjentina, Australia, Kanadaja, Danimarka, India, Malta, Nepali, Zelanda e Re dhe Pakistani. (A2 Televizion)