Lufta bërthamore mes SHBA dhe Kinës është tepër e mundshme

Nga A2 CNN
18 Tetor 2018, 14:06 | Bota

Kërcënimi i një lufte bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës është më i madh se sa shumë njerëz mund të mendojnë, të paktën kështu pretendon një eksperte amerikane sigurie.

Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pasi Donald Trump ndërhyri për të kufizuar eksportin e burimeve njerëzore në industrinë e fuqisë bërthamore drejt Kinës, për shkak të frikës se teknologjia mund të devijohej për përdorim ushtarak.

Në një artikull të botuar në “Foreign Affaris”, Caitlin Talmadge, eksperte sigurie në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C., madje ka bërë edhe një parashikim të detajuar se si mund të përshkallëzojë kriza e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës.

“Mundësitë që një përballje bërthamore të ndodhë janë shumë më të larta se sa mund të mendojnë një pjesë e mirë e politikbërësve dhe analistëve”, thotë ajo. “Me rritjen e fuqisë së Kinës në vitet e fundit është rritur edhe mundësia për një luftë mes saj edhe SHBA”, paralajmëroi Talmadge.

Sipas saj, nëse SHBA do të zgjidhte që të shënjestronte në distancë kapacitetet bërthamore të Kinës, kjo e fundit nuk do të ngurronte që t’i përdorte këto kapacitete për t’u mbrojtur. Dhe terreni më i mirë ku kjo luftë mund të nisë është Deti i Kinës Jugore, prej kohësh objekt debati dhe tensioni mes dy superfuqive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos