Homazhe për të zhdukurit e luftës, Kurti pret që çështja e të pagjeturve të flitet në Bruksel më 2 maj

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 15:08 | Kosova
Homazhe për të zhdukurit e luftës, Kurti pret që

Kosova përkujton personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës. Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe familjarët e të pagjeturve bënë homazhe dhe theksuan nevojën që kriminelët e regjimit të Millosheviçit që kreu gjenocid të vendosen pas hekurave.

 “Në pesë varreza masive në Serbi janë gjetur deri më tani rreth 950 kufoma dhe janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhën prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar,” u shpreh Kurti.

Kryeministri shpreson që në takimin e dy majit në Bruksel të flitet për të pagjeturit, duke e konsideruar atë një çështje tepër urgjente.

Pres që me datën 2 maj, nga ndërmjetësit, nga lehtësuesit evropian, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje.”

Kryeparlamentari Konjufca saktësoi se dihet mirë se shteti serb është përgjegjës për rrëmbimin e të zhdukurve me dhunë.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, shprehu zhgënjim për faktin se nuk është bërë ende asgjë për zbardhjen e fatit të familjarëve të zhdukur.

“Të flasim se çka kanë biseduar në Ohrid, e çka do të flasin më 2 maj, nuk besoj sa a jam duke besuar nëse bo bie një breshër i madh këtu, sepse tash e dy vjet një bisedë të nënshkruar nuk e kanë realizuar....i thash tash mos më kritiko dhe mos u hidhëro pse ta kritikoj mos punën, tha sa di e mundëm, i thash ti dinë shumë por nuk po i kryen detyrat,” tha Qerkini.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë shënohet dhe përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999 forcat agresore serbe vranë barbarisht 376 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos