
Marrëveshja e huasë në vlerën e 67 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për furnizimin me ujë mori “dritën jeshile” në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese.
Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Klevis Jahaj dhe zëvendës-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj tregun se si dhe për çfarë do të përdoren këto fonde.
“Ajo në të cilën do të shpërndahet fondi i investimeve është pikërisht për të vazhduar investimet që nuk mund të mbulohen nga buxheti i shtetit për të shtuar zonat e mbulimit.”
Sinkron Klevis Jahaj, Drejtor i AKUM
“Do të ketë një sistem të konsolidimit të informacionit dhe shërbimeve ku pjesë do të jenë edhe ankesat e qytetarëve.”
Enkeleja Muçaj, zëvendësministre e MI
Por argumentet nuk bindën deputetët demokratë të pranishëm në komision.
“Unë ndihem i keq-ardhur me thënë të drejtën, si profesionit por edhe si deputet që ju vini këtu e kërkoni një kredi në vlerën e 67 milionë dollarëve dhe unë e them me gojën plotë: ju nuk dini se ku do e çoni. Po, po, ju nuk dini ku do e çoni.”
Lefter Gështenja, deputet i PD
“Duhet ta bini më të detajuar se sa para’ do të venë në këtë drejtim dhe sa do të lehtësohet jeta e sterrosur e qytetarëve shqiptarë”
Luan Baçi, deputet i PD
Sipas relacionit, huaja do të garantojë financim për rreth 10 000 deri në 12 000 lidhje të reja familjare që do të thotë një ulje e hendekut aktual të mbulimit me shërbime ujësjellës me rreth 3 për qind. (A2 Televizion)