Inflacion në nivelin 28%, bulmetet u shtrenjtuan më shumë se cilido produkt tjetër muajin e shkuar

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 16:47 | Ekonomi
Inflacion në nivelin 28%, bulmetet u shtrenjtuan më shumë se

Qumështi dhe djathi ishin produktet që u shtrenjtuan më së shumti në shkurt. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se norma e inflacionit te bulmetet muajin e shkuar ishte 28 për qind, ndjekur nga vajrat dhe yndyrat me 17.4, peshku 16.3, buka dhe drithërat 15.2 dhe mishi me 13.8 për qind.

 “Aktualisht ne jemi duke e blerë 40, 50 dhe deri në 60 për qind më shtrenjtë qumështin nga fermerët. Fut këto kostot e rritura nga energjia elektrike, nafta, por edhe paketa fiskale. Kjo ka bërë që çmimi përfundimtar të jetë i rritur,” shprehet Donjaldo Hoxha, nga Shoqata, Industria e Përpunimit të Qumështit.

Për përfaqësues nga sektori i përpunimit të qumështit, e vetmja mënyrë për të mbajtur në kontroll çmimet e bulmetit është mbështetja e blegtorisë.

Nxitja e prodhimit në fermat blegtorale është ndihma kryesore që mund t’i jepej sektorit. rrjedhimisht kjo do të ndikonte te çmimi përfundimtar i bulmetit që blejnë qytetarët."

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se inflacioni te bulmetet muajin e shkuar është më e larta historike duke u 7-fishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli