Të varfrit po goditen më shumë, FMN: Inflacioni më i ashpër në Ballkan prej ushqimeve

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 15:31 | Ekonomi
Të varfrit po goditen më shumë, FMN: Inflacioni më i

Për qytetarët shqiptarë me më pak të ardhura, inflacioni po tregohet dyfish më i egër se për pjesën tjetër të popullsisë. E njëjta gjë vlen edhe nëse krahasojmë Bashkimin Europian me pjesën më të varfër të kontinentit: Ballkanin Perëndimor. Një raport i FMN thekson se në vendet e rajonit, inflacioni po ndikohet gjithmonë e më shumë nga probleme të brendshme.

Sipas ekspertes Romina Radonshiqi, rimëkëmbja e plotë nga kjo krizë do të kërkojë kohë dhe shpresë se nuk do të ndodhë ndonjë tjetër e papritur.

Teksa INSTAT e fikson inflacionin normën zyrtare prej 7.1% normën zyrtare, tek ushqimet rritja e çmimeve është 13.5%. Një presion që bie tek grupet vulnerabël, për të cilët sipas ekspertes, duhet mbështetje e vazhdueshme.

FMN pret që ulja e inflacionit të jetë më e vogël dhe më e ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkan, se sa në vendet e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/09/te-harruar-ne-skamje-vuajne-per-ushqim-ne-nje-banese-te-rrenuar/
https://a2news.com/2023/03/09/inflacion-ne-nivelin-28-bulmetet-u-shtrenjtuan-me-shume-se-cilido-produkt-tjeter-muajin-e-shkuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos