Banka Silicon Valley mbyllet nga rregullatorët, frikë edhe në tregjet europiane

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 22:53 | Ekonomi
Banka Silicon Valley mbyllet nga rregullatorët, frikë edhe në

Rregullatorët financiarë mbyllën të premten Bankën Silicon Valley dhe morën kontrollin e depozitave të saj. Ky është konsideruar dështimi më i madh i bankës amerikane që nga kriza financiare globale, më shumë se një dekadë më parë.

Huadhënësi për gjigantët e teknologjisë është vënë tashmë nën kontrollin e Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA-së.

FDIC po vepron si një marrës, që zakonisht do të thotë se do të likuidojë asetet e bankës për të paguar klientët e saj, duke përfshirë depozituesit dhe kreditorët. FDIC është një agjenci e pavarur qeveritare që siguron depozitat bankare dhe mbikëqyr institucionet financiare.

Hera e fundit që një bankë amerikane e kësaj madhësie është mbyllur ishte në 2008 kur u mbyll Washington Mutual, që kishte 307 miliardë dollarë aktive.

Ky faliment sjell me vete një klimë pasigurie në të gjithë sektorin bankar, duke sjellë frikë edhe në tregjet europiane dhe duke vënë në vështirësi tregjet e aksioneve në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos