Humbën 3 penallti, shpërthen racizmi në Angli pas finales së “Euro 2020”

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 17:58 | Futboll

Humbja në finalen përballë Italisë u shoqërua me ngjarje skandaloze në Angli. Lojtarët e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, që në çdo ndeshje gjunjëzohen për të luftuar racizmin, u bënë sërish viktima të abuzimeve për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Një sulm i paprecedentë në rrjetet sociale, në qendër të së cilit ishin Rashford, Sancho dhe Saka, tre futbollistët që humbën penalltitë, duke bërë që Italia të shpallet kampione e Europës. Nga simbolet me majmunë tek ato me banane dhe deri te thirrjet “zhdukuni nga vendi ynë”. Një situatë serioze, rreth së cilës ndërhyri edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

https://a2news.com/2021/07/12/southgate-merr-pergjegjesi-per-humbjen-une-i-zgjodha-ata-qe-shenuan-penalltite/

Ai denoncoi ofendimet raciste ndaj futbollistëve, duke nënvizuar se “lojtarët meritojnë të trajtohen si heronj”, pasi e dërguan Anglinë në finalen e parë kontinentale. Kreu i qeverisë së Londrës tha se “përgjegjësit e këtyre abuzimeve të tmerrshme, duhet të kenë turp nga vetja”.

Edhe Federata Angleze reagoi menjëherë, duke u rreshtuar në krah të futbollistëve: “Kushdo që diskriminon futbollistët tanë, nuk është i mirëpritur në ndeshjet e përfaqësueses”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/vijon-mallkimi-anglez-portretet-e-humbesve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos