Një natë magjike për të gjithë italianët. Miliona tifozë të kombëtares së Mancinit kanë mbushur sheshet kryesore të Italisë, ku kanë festuar me muzikë dhe alkool deri në orët e para të mëngjesit.
Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes së penalltive, ku anglezët humbën 3 të tilla.
Në serinë e 11-metërshave, Rashford goditi shtyllën, ndërsa goditjet e Sancho dhe Saka u pritën nga Donnarumma, ndërkohë që për italianët gabuan Belotti dhe Jorginho. (A2 Televizion)