Bonucci: U dhamë leksione anglezëve

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 01:14 | Futboll
Bonucci: U dhamë leksione anglezëve

Leonardo Bonucci, autori i golit të barazimit ndaj Anglisë, në finalen e “Euro 2020”, deklaroi pasi Italia ngriti kupën në qiell se axurrët u dhanë leksione anglezëve.

“Kupa tani do të kthehet në Romë. Na vjen keq për anglezët, por Italia dha sërish leksione. Ishte e mrekullueshme të shikoje 60 000 persona që largoheshin nga stadiumi përpara dhënies së medaljeve”, tha mbrojtësi i Juventusit, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Është një ëndërr që realizohet, meritën e ka trajneri dhe i gjithë grupi. Ditë pas dite fituam vetëbesim. Kemi që nga fundi i majit që themi se kishte një atmosferë magjike në ajër. Është mbrëmja më e bukur e karrierës sime. E mrekullueshme që të shikosh italianët të festojnë kështu pas një viti shumë të vështirë”, shtoi Bonucci.

Në fund, ai theksoi se do ta bindë Chiellinin që të luajë edhe Botërorin e vitit të ardhshëm: “Do të shkojmë me pushime dhe do ta bind unë që të jetë i pranishëm edhe në Botëror”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli