I lumtur dhe i emocionuar Roberto Mancini,. Tekniku italian që sapo u shpall kampion europe nuk fsheh lotët e tij për triumfin në Wembley. “Jam pa fjalë. Morëm gol menjëherë dhe ishim në vështirësi, por me pas dominuam ndeshjen. Djemtë janë të mrekullueshëm, është fitore e rëndësishme për te gjithë popullin tonë, jemi të lumtur”, deklaroi pak minuta pas fitores tekniku italian, që hakmerret në këtë mënyre me stadiumin tempull të futbollit britanik, ku ai si lojtar kishte humbur finalen e Champions League kur luante me Sampdoriën.
Në kampin anglez, humori është totalisht ndryshe. I pari që flet është pikërisht kapiteni Harry Kane, i cili shpreh keqardhjen por edhe krenarinë e tij.
“Nuk mund të jepja më shumë, vetë djemtë nuk mund të jepnin më shumë. Penalltitë janë ndjesia më e keqe në botë kur i humb. Nuk ishte nata jonë por ka qenë një turne fantastik dhe mund të jemi krenar dhe të mbajmë kokën lart. Tani na dhemb shumë, por jemi në rrugën e duhur”, deklaroi britaniku. (A2 Televizion)