Giorgio Chiellini deklaroi pas fitores së madhe të Italisë në “Euro 2020” se axurrët e merituan plotësisht fitoren.
“E ndjenim që kishte diçka magjike në ajër. E meritojmë këtë fitore. Është një emocion i pabesueshëm, jemi të veçantë, tani le ta shijojmë këtë sepse gjithçka është shumë e bukur. Fituam me meritë sepse, pavarësisht se pësuam gol shumë shpejt, luajtëm gjithmonë duke u zbavitur, duke mbajtur zotërimin e topit dhe duke dominuar ndeshjen”, deklaroi Chiellini.
Në lidhje me serinë e 11-metërshave, kapiteni i Italisë tha: “Ishim të qetë sepse ne kishim Donnarumma. Kemi kaluar nga Gigi (Buffon) te Gigio (Donnarumma)”. (A2 Televizion)