Itali-Angli, 90 minutat përfundojnë në barazim

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 22:57 | Futboll

Finalja e “Euro 2020”, Itali-Angli, shkon në shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt nuk nxorën një fitues, me skuadrat që barazuan 1-1.

Anglia shënoi me anë të Shaw që në minutën e dytë të ndeshjes, atë që është goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit. Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.

Ndërkohë, Italia barazoi në minutën e 67, me anë të një goli të realizuar nga Leonardo Bonucci.

Pas një krosimi nga goditja e këndit, Verrati goditi me kokë dhe topi që përfundoi në shtyllë, mbeti në zonën e vogël, ku Bonucci përfitoi për ta dërguar në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos