
Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Euro 2020 që do të zhvillohet në Wembley mes Italisë dhe Anglisë.
Të kaltrit do të zbresin në fushë me një formacion identik me atë të ndeshjes së fundit, me skemën 4-3-3, me Donnarumma në portë, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci dhe Emerson në mbrojtje, Jorginho, Verrati dhe Barrella në mesfushë dhe Chiesa e Insigne në mbështetje të Immobile, në sulm.
Southgate ka zgjedhur Pickford në portë, ndërkohë që në treshen e mbrojtjes janë Stones, Maguire dhe Walker. Mesfusha përbëhet nga Rice e Philips në qendër dhe Shaw e Trippier nga krahët, ndërkohë që në sulm Mount dhe Sterling janë në mbështetje të Harry Kane. (A2 Televizion)