Finalja e “Euro 2020” nis menjëherë me gol. Luke Shaw kaloi në avantazh Anglinë, pas një goli që në minutën e dytë të ndeshjes.
Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.
Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit dhe gjithashtu goli i parë i Shaw me fanelën e Anglisë. (A2 Televizion)