Për momente të gjata, gjatë ndeshjes finale por edhe më parë, tifozët anglezë por edhe vetë futbollistët e drejtuar nga Southgate menduan se do ta hiqnin sot mallkimin që nuk lejon “Tre luanët” të fitojnë një trofe, që prej vitit 1966.
Goli në minutat e para të mbrojtësit Shaw u duk sikur e drejtoi finalen, por gjithçka pas barazimit italian u vendos me penallti.
Për momente të gjata, tifozët anglezë menduan se do ta hiqnin sot mallkimin që nuk lejon “Tre luanët” të fitojnë një trofe, që prej vitit 1966 Si për ironi të fatit, ishin pikërisht lojtarët si Rushford dhe Sancho, që ishin futur sekondat e fundit në fushë si specialistë të penalltive, që "tradhtuan" ekipin Humbja futi në dëshpërim miliona tifozë që kishin mbushur sheshet e Londrës dhe të Anglisë të gatshëm për të festuar me tonelata birrë, në pamundësi për të kënduar këngën e njohur “Fooball is coming home" Harry Kane Edhe familja mbretërore britanike u duk e trishtuar
Si për ironi të fatit, ishin pikërisht lojtarët si Rashford dhe Sancho, që ishin futur sekondat e fundit në fushë si specialistë të penalltive, që "tradhtuan" ekipin dhe futën në dëshpërim miliona tifozë që kishin mbushur sheshet e Londrës dhe të Anglisë të gatshëm për të festuar me tonelata birrë, dhe u gjendën në pamundësi për të kënduar këngën e njohur “Fooball is coming home“. (A2 Televizion)